Bota

Marrëveshja për nëndetëset 'Aukus'/ Kina akuza SHBA-së, Britanisë dhe Australisë: Kanë hyrë në rrugën e gabuar

Marrëveshja shumë miliarda dollarëshe, e shpallur gjatë një takimi të udhëheqësve të Aukus në San Diego të hënën, do t'i sigurojë Australisë nëndetëse me energji bërthamore në një përpjekje për të kundërshtuar ngritjen e Kinës në Indo-Paqësorin.

14 Mars 2023, 16:32 Nga a.l
Marrëveshja për nëndetëset 'Aukus'/ Kina akuza
Bisedime për nëndetëset

SHBA- Kina ka akuzuar SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Australinë se kanë hyrë në një rrugë të gabuar dhe të rrezikshme, teksa iu përgjigjej njoftimit të partnerëve të 'Aukus' për një marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore, shktuan The Guardian. 

“Deklarata e fundit e përbashkët nga SHBA, Britania e Madhe dhe Australia tregon se të tre vendet, për hir të interesave të tyre gjeopolitike, shpërfillin plotësisht shqetësimet e komuniteteve ndërkombëtare dhe po ecin gjithnjë e më shumë në rrugën e gabimit dhe rrezikut”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, ëang ëenbin, gjatë një konference për shtyp. 

Marrëveshja shumë miliarda dollarëshe, e shpallur gjatë një takimi të udhëheqësve të Aukus në San Diego të hënën, do t'i sigurojë Australisë nëndetëse me energji bërthamore në një përpjekje për të kundërshtuar ngritjen e Kinës në Indo-Paqësorin.

aukus

Sondazh

Poll