Sport

Porto-Inter, kaosi i biletave/ Mbi 1000 tifozë zikaltër rrezikojnë të mbeten jashtë...

Klubi portugez ka njoftuar se ata që kanë një biletë të blerë jashtë sektorit të mysafirëve nuk do të mund të hyjnë në ‘Do Dragao’.

14 Mars 2023, 17:43 Nga DOSJA

Porto-Inter, kaosi i biletave/ Mbi 1000 tifozë zikaltër

PORTUGALI - Pak orë pas nisjes së Porto-Interit, ndeshja e kthimit të 1/16-tës së Champions League, shpërthen skandali i biletave. Pas njoftimit të organizatorëve portugezë, sipas të cilit, ata që kanë një biletë të blerë jashtë sektorit të miqve nuk do të mund të hyjnë në stadium, mbi 1.000 tifozë zikaltër, që posedojnë bileta, rrezikojnë të mos mund të hyjnë sonte në ‘Do Dragao’. 

Pasdite do të mbahet një takim mes disa përfaqësuesve të dy klubeve dhe autoriteteve vendase, për të tentuar zgjidhjen e situatës, nisur nga pakënaqësia në rritje e tifozëve italianë, në një ndeshje të cilësuar tashmë si të rrezikuar nga policia portugeze. Curva Nord do të ishte gati të braktiste stadiumin në shenjë solidariteti.

“Duke marrë parasysh numrin e tifozëve jashtë vendit për ndeshjen Porto-Inter, më 14 mars 2023, klubi portugez, duke ripërsëritur informacionin e dhënë në procesin e shitjes, informon se biletat për të gjithë sektorët e ‘Estadio do Dragao’ janë për përdorim ekskluziv të tifozëve të Portos, me përjashtim të vendeve të destinuara për tifozët italianë dhe të dërguara në klub për shitje. Në këtë kuptim, për arsye sigurie, qasja në objektin sportiv nuk do t'u lejohet tifozëve që posedojnë biletave, por të pa blera direkt nga Inter FC”, - thuhet në njoftimin e klubit portugez të Portos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2023, 15:36

Sylvinho e nis me "dhimbje koke"…

TIRANE - Më 27 mars, kombëtarja kuqezi nis aventurën e eliminatoreve të ‘Euro 2024’ me ndeshjen me Poloninë në Varshav...

Sport 14 Mars 2023, 15:09

"Yann Sommer e mbajti fjalën”…

GJERMANI - Yann Sommer, portieri i Bayern Munich, pas ndeshjes së kthimit të Champions League në ‘Allianz Arena’, premtoi se do t'i...