Sport

Hazard jeton ditë të vështira te Real Madrid dhe tregon për marrëdhëniet me trajnerin Ancelotti: “Ne nuk flasin, por ka respekt!”...

Ish-lojtari dhe kapiteni i kombëtares belge ka luajtur vetëm 98 minuta këtë sezon

14 Mars 2023, 12:02 Nga DOSJA
Hazard jeton ditë të vështira te Real Madrid dhe tregon për

SPANJE - Eden Hazard është i keqardhur që nuk ka luajtur më për Real Madridin dhe ka pranuar se ai nuk flet me trajnerin, Carlo Ancelotti. Në një intervistë për televizionin belg RTBF, sulmuesi, i cili ka një kontratë me ‘meringues’ deri në vitin 2024, foli hapur për situatën e tij.

"Dua të luaj, të jem në fushë, të ndihem i rëndësishëm. Kur ndihesh i rëndësishëm, ke besim, ke tifozët me vete dhe gjithçka bëhet më e lehtë",- shprehet 32-vjeçari belg. 

"Dua të argëtohem në fushë. Seancat stërvitore janë të mira, por ajo që të mban gjallë janë lojërat. Do të doja të shtoja diçka dhe që trajneri të më llogarisë edhe mua. Do të shohim nëse do të luaj më shumë deri në fund të sezonit, më takon mua ta tregoj”, shtoi Hazard, pa mundur të shpjegojë saktësisht pse nuk është një opsion. 

"Ke shokë që luajnë mirë, skuadra fiton dhe kështu është e vështirë të ndryshosh. Ndoshta në sytë e tyre unë meritoj më pak se të tjerët, duhet ta pyesni atë."

I pyetur për marrëdhëniet e tij me Ancelottin, Hazard, i cili ka luajtur vetëm 98 minuta këtë sezon, thotë se nuk flet me trajnerin. "Ka respekt të ndërsjellë, por nuk mund të them që flasim, sepse ne nuk flasim. Megjithatë, insistoj që të ketë respekt, edhe nëse nuk luaj."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll