Sport

Edhe qeveria do t’i bashkohet hetimit të Barça-gate, sekretari i shtetit: “Ne do të ndërhyjmë dhe do të veprojmë me forcë”…

Sekretari i Shtetit për Sportin në Spanjë shprehet se klubi katalanas i detyrohet një shpjegimi për rastin

14 Mars 2023, 12:36 Nga DOSJA
Edhe qeveria do t’i bashkohet hetimit të Barça-gate, sekretari

SPANJE - Barcelona mësoi dje se qeveria spanjole do të hetojë 'Caso Negreira', në të cilën Prokuroria Publike akuzon klubin për korrupsion sportiv për pagesat prej gati 7 milionë eurosh ndaj ish-arbitrit Enríquez Negreira. 

Kjo u zbulua nga José Manuel Franco, Sekretar i Shtetit për Sportin dhe, në vazhdim, president i Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë.

“Do të marrim pjesë. Sapo të përfundojë puna e Prokurorisë Publike, ne do të ndërhyjmë dhe do të veprojmë me forcë. Kjo temë nuk shkon mirë në futbollin spanjoll”,- theksoi Franco, para se t'i linte një mesazh presidentit të Barçës, Joan Laporta. 

“Një klub nuk paguan thjesht një 'zëvendës', arbitrin Negreira ishte nr. 2 në Komitetin Teknik të Gjyqtarëve. Barcelona duhet të shpjegojë qartë se çfarë ka ndodhur”.

Megjithatë, Laporta u rikthye dje, duke për të insistuar se klubi është i pafajshëm. “Ata duan të gërryejnë reputacionin tonë. Por menaxhmenti do ta mbrojë këtë klub. Dua të përballem me të gjithë ata të poshtër, që po na njollosin emblemën”, tha kreu i klubit ‘blaugranas’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll