Sport

Donjeta Sadiku jashtë Botërorit të Boksit, shkak flamuri dhe himni i Kosovës…

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Kupën e Botës dhe atë të Europës, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.

14 Mars 2023, 14:54 Nga DOSJA

Donjeta Sadiku jashtë Botërorit të Boksit, shkak flamuri dhe

KOSOVE - Të hënën, Ministria e Jashtme e Indisë dha dritën e glebërt për marrjen e vizës së ekipit kosovar, ndërkohë që disa orë më vonë, Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjeta Sadikut në këtë event.

Organizatorët e Botërorit bënë me dije, se pjesëmarrja e boksieres kosovare mund të bëhej vetëm në rast se flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoreshin në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të mbanin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre.

Duke parë këto kushte nga shteti i Indisë, Federata e Boksit të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, vendosi mos të udhëtojë për në Indi. Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore, kësaj here në Indi.

Donjeta Sadiku jashtë Botërorit të Boksit, shkak flamuri dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll