Sport

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Teuta në gjysmëfinale, në ‘Selman Stërmasi’ nuk kishte histori, në ‘Kukës Arena’ ka dramë...

Tirana dhe Teuta kanë siguruar nga një biletë. Nesër dy emrat e tjerë të gjysmëfinalistëve të Kupës së Shqipërisë

14 Mars 2023, 17:11 Nga DOSJA

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Teuta në gjysmëfinale, në

TIRANE - Ka përfunduar 2-2 ndeshja e kthimit midis Tiranës dhe Kastriotit. Bardheblutë kalojnë për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 6-3, pasi takimi i parë i zhvilluar në Kamzë ishte mbyllur 4-1 për kryeqytetasit.

Nuk kishte histori në ‘Selman Stërmasi’. Tirana shënuan dy gola të shpejtë me Hasanin (14’) nga pika e penalltisë dhe Najdovski (24’). Arapi (43’) për Kastriotin doli me të kuqe dhe kjo e bëri më të lehtë për Tiranën.

Por në pjesën e dytë ekipi i Shehit e uli ritmin dhe kjo i dha mundësinë krutanëve të ishin kërcënues. Pas një krosim në zonë dhe një rrëmuje Iseni (74’) shkakton autogol duke e ngushtuar rezultatin 2-1. Më pas Kastrioti fitoi një penallti dhe Ajazi (83’) dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar 2-2. Këtu mbyllet ‘historia’ Tirana-Katstrioti, ku bardheblutë kualifikohen për në gjysmëfinale.

Kupa e Shqipërisë/ Tirana dhe Teuta në gjysmëfinale, në

Në ‘Kukës Arena’, verilindorët kanë fituar me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, në një sfida dramatike, ku ‘Djemtë e Detit’ janë ata që sigurojnë biletën tjetër të gjysmëfinales. Përballja e parë ishte mbyllur me rezultatin 2-0 për durrsakët. Në sfidën e sotme, Gruda (29’) shënoi i pari për Teutën.

Në fillim të pjesës së dytë, Rashiti (58’) barazoi shifrat për verilindorët. Në minutën e 77-të Kukësi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga  Shqiprim Taipi. Por, në fund Gjelbrim Taipi (92’) shënon golin e përmbysjes së rezultatit në 2-1 për Kukësin, por verilindorët nuk mundën të kualifikoheshin për shkak të rezultatit të përgjithshëm 3-2.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 14 Mars 2023, 15:36

Sylvinho e nis me "dhimbje koke"…

TIRANE - Më 27 mars, kombëtarja kuqezi nis aventurën e eliminatoreve të ‘Euro 2024’ me ndeshjen me Poloninë në Varshav...

Sport 14 Mars 2023, 15:09

"Yann Sommer e mbajti fjalën”…

GJERMANI - Yann Sommer, portieri i Bayern Munich, pas ndeshjes së kthimit të Champions League në ‘Allianz Arena’, premtoi se do t'i...