Sport

Pique u pyet për këngën e Shakirës: "Po e kam dëgjuar, por nuk dua të flas për këtë"…

Ish-futbollisti i Barcelonës u intervistua në RAC1

14 Mars 2023, 11:29 Nga DOSJA
Pique u pyet për këngën e Shakirës: "Po e kam

SPANJE - Gerard Pique, ish-mbrojtësi i Barçës, ka kaluar përmes mikrofonave të programit 'El món' në RAC1 dhe është pyetur për ndarjen e tij me Shakirën. Ai është shqetësuar nga pyetja e gazetarit për të dhe për këngën e ish-bashkëshortes të tij.

Jordi Basté, prezantues i programit katalanas, i bëri Pique pyetjen që të gjithë donin ta dëgjonin: "A e keni dëgjuar?"… në lidhje me këngën e ish-partneres së tij, Shakira dhe producentit të ri argjentinas, Bizarrap.

"Po, padyshim,"- u përgjigj ish-futbollisti. - Por nuk dua të flas për këtë”,- ka shtuar katalanasi. Pas një heshtjeje të gjatë, Pique zbuloi, se "Unë nuk dua të flas. Ne kemi një përgjegjësi, ne që jemi prindër, duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet e tij. Nuk kam dëshirë të flas më. Unë thjesht dua që fëmijët e mi të jenë mire”.

"Unë vetëm dua që fëmijët e mi të jenë mirë. Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë me fëmijët e mi, djali më kërkoi të dilnim në Kings League... ai ishte i emocionuar. Asgjë nuk më bën më të lumtur sesa ta bëj djalin tim të lumtur. Unë do ta bëja këtë përsëri. Secili merr vendimet që ai beson se janë më të mirat”,- deklaroi Pique.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll