Bota

U fotografua me pistoletën në brez/ Ministri i Drejtësisë në Poloni: E kam për vetëmbrojtje

Ziobro tha në një konferencë shtypi të martën se ai mori lejen për të pasur një armë pasi u zbulua disa vite më parë se një bos i krimit të organizuar kishte bërë thirrje për vrasjen e tij

14 Mars 2023, 16:07 Nga a.l
U fotografua me pistoletën në brez/ Ministri i Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë në Poloni

POLONI- Ministri polak i Drejtësisë Zbignieë Ziobro është fotografuar së fundmi duke mbajtur një armë në brez. Era e fortë ka zbuluar pistoletën tip 'Glock' që ministri polak mbante në brez në momentin kur ai ishte duke vendosur një kurorë në një monument për viktimat e fatkeqësive të minierave në Poloninë qendrore. 

Polonia, si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ka rregulla strikte për blerjen e armëve dhe shumë pak njerëz lejohen t'i zotërojnë ato ose t'i mbajnë ato në publik. Kritikët në mediat sociale komentuan se ministri nuk duhet të jetë i sigurt në mbrojtjen që merr si figurë shtetërore, por mbështetësit vërejnë se Ziobro, i cili është gjithashtu prokuror i përgjithshëm, ka marrë kërcënime me vdekje, shkruajnë mediat e huaja. 

Ziobro tha në një konferencë shtypi të martën se ai mori lejen për të pasur një armë pasi u zbulua disa vite më parë se një bos i krimit të organizuar kishte bërë thirrje për vrasjen e tij. Burri, i identifikuar vetëm si Jan S., ndodhet prej disa vitesh në paraburgim dhe gjykimi i tij është duke u zhvilluar.

zbigniew ziobro

Sondazh

Poll