Bota

'Në vendin tim punoja për bukën e gojës'/ Rrëfimi i të mbijetuarit nga tragjedia në brigjet libiane: Gjithmonë kam ëndërruar të mbërrija në Itali

Siful zbarkoi sot në Pozzallo, pasi u shpëtua nga anija tregtare “Froland”.

14 Mars 2023, 16:15 Nga a.l

 

'Në vendin tim punoja për bukën e gojës'/
Siful

 

ITALI- Siful, 33 vjeç, më i madhi nga tre vëllezërit, vjen nga Bangladeshi. Ai është një nga 17 të mbijetuarit e mbytjes së anijes që ndodhi dje në brigjet e Libisë. Tragjedia e 11-të e detit e lajmëruar nga organizata 'Alarm Phone'. Siful zbarkoi sot në Pozzallo, pasi u shpëtua nga anija tregtare “Froland”. Ai ka një frakturë në këmbën e djathtë të cilën e ka pësuar teksa tentoi të hipte në skafin e cila ishte përmbysur dhe për këtë arsye u transferua në spitalin "Maggiore-Baglieri" në Modica. 33-vjeçari ende dridhet teksa kujton momentet e tmerrshme të përjetuara në detin e trazuar teksa pa sesi shumë nga migrantët e tjerë në luftë me dallgët nuk arritën dot të shpëtonin, shkruan Ansa. 

"Pas disa orësh që u larguam nga bregdeti libian, deti ishte gjithnjë e më i trazuar. Disa donin të ktheheshin.  Ishte shumë ftohtë dhe dallgët më shkaktonin të përziera. I ftohti ishte i padurueshëm kur na lanë kontrabandistët, thanë se do të kishte ujë dhe ushqim në bord, por kjo nuk ishte e vërtetë. Në një moment varka përmbyset për shkak të furisë së detit. Të gjithë bërtisnin dhe kërkonin ndihmë, u ngjita pas rrënojave me forcën e dëshpërimit, por shumë nuk dinin të notonin dhe i pashë të zhdukeshin në dallgët. Ne po përpiqeshim të inkurajonim njeri-tjetrin, do të vijë dikush të na shpëtojë.Më pas mbërriti anija. Udhëtimi ishte planifikuar prej disa kohësh. Nga Bangladeshi arrita në Libi për pak ditë, për një mijë dollarë, të mbledhura gjatë viteve të punës. Në vendin tim isha një marangoz dhe punoja për bukën e gojës, por gjithmonë kam ëndërruar të mbërrija në Itali. Tani shpresoj vetëm të mund të përqafoj sërish familjen time”, tha ai. 

Një varkë u fundos në ujërat e territorit Libian. Siç është raportuar nga media italiane, një varkë që transportonte migrantë, refugjatë dhe 17 njerëz janë shpëtuar deri më tani, ndërsa të paktën tridhjetë mungojnë. Roja bregdetare italiane, njoftoi se anija ishte jashtë zonës së përgjegjësisë së Italisë për kërkim dhe shpëtim dhe se nuk kishte asnjë mobilizim nga ana e Libisë dhe Maltës.

siful

Sondazh

Poll