Bota

Peskov: Rusia nuk e njeh Gjykatën e Hagës! Konflikti nuk do të zgjidhet në mënyrë paqësore

Peskov shtoi se për shumë vite, asnjë anëtar i komunitetit ndërkombëtar denjoi t'i kushtonte vëmendje shkatërrimit të infrastrukturës civile ose vrasjeve të civilëve që nacionalistët ukrainas kryen në Donbas.

14 Mars 2023, 15:40 Nga a.l
Peskov: Rusia nuk e njeh Gjykatën e Hagës! Konflikti nuk do të
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtarë në Hagë. Mediat e huaja raportojnë se kjo deklaratë vjen pasi së fundmi në media ka qarkulluar një lajm sipas së cilave thuhet se gjykata synon të hapë dy raste të krimeve të luftës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. 

Peskov shtoi se për shumë vite, asnjë anëtar i komunitetit ndërkombëtar denjoi t'i kushtonte vëmendje shkatërrimit të infrastrukturës civile ose vrasjeve të civilëve që nacionalistët ukrainas kryen në Donbas. Nga ana tjetër ai thotë se konflikti nuk do të zgjidhet në mënyrë paqësore.

dmitry peskov

Sondazh

Poll