Bota

Parlamenti i Lituanisë njeh unanimisht grupin 'Wagner' si organizatë terroriste

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ata kanë kryer sistematikisht krime të rënda agresive, duke vrarë dhe torturuar civilë ukrainas, duke bombarduar shtëpi dhe objektiva të tjerë civilë, gjë që përbën terrorizëm.

14 Mars 2023, 15:35 Nga a.l

 

Parlamenti i Lituanisë njeh unanimisht grupin 'Wagner' si
Grupi Wagner

 

LITUANI- Parlamenti i Lituanisë ka njohur unanimisht grupin mercenar rus 'Wagner' si një organizatë terroriste duke e akuzuar atë për krime sistematike, të rënda gjatë luftës në Ukrainë.

Në vendimin e parlamentit të vendit, thuhet se mercenarët e 'Wagnerit' përbëjnë një kërcënim për sigurinë shtetërore dhe sociale. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, ata kanë kryer sistematikisht krime të rënda agresive, duke vrarë dhe torturuar civilë ukrainas, duke bombarduar shtëpi dhe objektiva të tjerë civilë, gjë që përbën terrorizëm, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kompania ushtarake private Wagner...është një mjet në hije i qeverisë ruse”, thuhet në vendim, i cili u bën thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin e Ukrainës.

grupi wagner

Sondazh

Poll