Bota

Gabriel Escobar në Serbi, takohet me Vuçiç nesër në orën 15:15

Vuçiç dhe Escobar do të takohen në ora 15:15 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë.

14 Mars 2023, 14:56 Nga I.A
Gabriel Escobar në Serbi, takohet me Vuçiç nesër në
Escobar dhe Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nesër në Beograd do të takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Vuçiç dhe Escobar do të takohen në ora 15:15 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë.

Pas takimit, siç është paralajmëruar, do të mbahet dhe një deklaratë për mediat. Pas takimit me Vuçiç, Escobar do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e Escobar ka ardhur në një kohë që i dërguar i BE-së Miroslav Lajçak po zhvillon takime me liderët e dy vendeve, para takimit të Ohrit. 

aleksandër vuçiç gabriel escobar dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll