Bota

'Serbia duhet t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë'/ Peskov i përgjigjet deklaratave të ministrit serb: Ka presion! Do ta zgjidhim bashkë këtë çështje

Peskov ka komentuar deklaratën e ministrit të ekonomisë së Serbisë, i cili të hënën ka kërkuar që Qeveria e Serbisë të shpallë urgjentisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

14 Mars 2023, 14:43 Nga a.l
'Serbia duhet t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë'/
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se për momentin po ushtrohet presion i paprecedentë në shumë vende të botës, veçanërisht ndaj Serbisë, por se Moska pret që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të një dialogu konfidencial dhe partneriteti me miqtë serbë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne e kuptojmë shumë mirë se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ushtrohet mbi shumë vende, përfshirë Serbinë. Në veçanti për Serbinë. Dhe ne e vlerësojmë shumë qëndrimin që ka marrë Serbia deri më tani, ne e kuptojmë se kushtet po ndryshojnë, por presim që ne do të zgjidhim çështjet më problematike në kuadër të dialogut tonë të partneritetit konfidencial me miqtë tanë serbë",  tha Peskov. 

Gazeta Izvestia shkruan se Peskov ka komentuar deklaratën e ministrit të ekonomisë së Serbisë, i cili të hënën ka kërkuar që Qeveria e Serbisë të shpallë urgjentisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e padurueshme”, tha Rade Basta.

dmitry peskov

Sondazh

Poll