Bota

Nëshkruhet peticioni/ Më shumë se 130 deputetë evropianë kërkojnë taksa për individët e pasur

Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15 përqind për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit.

14 Mars 2023, 14:51 Nga a.l
Nëshkruhet peticioni/ Më shumë se 130 deputetë
BE

FRANCË- Një grup i madh deputetësh të Parlamentit Evropian (PE) kanw bwrw thirrje për tw vendosur një taksë për individët e pasur, e ngjashme me atë për kompanitë shumëkombëshe, për të financuar kalimin në një botë pa karbon. Një marrëveshje e mëparshme historike për një taksë globale minimale prej 15 përqind për bizneset shumëkombëshe do të fillojë të hyjë në fuqi këtë vit.

"Ajo që kemi arritur për shumëkombëshe, duhet ta bëjmë tani për të pasurit," shkruajtën eurodeputeti francez Aurore Lalucq dhe ekonomisti Gabriel Zucman në një opinion të botuar në të përditshmen franceze Le Monde, teksa nisën fushatën me më shumë se 130 eurodeputetë, shkruajnë mediat e huaja. 

Propozimi ynë është i thjeshtë: futja e një takse progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare, në mënyrë që të reduktohen pabarazitë, duke ndihmuar njëkohësisht në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin e gjelbër dhe social”, thanë ata.

Nënshkruesit pretenduan se në vitin 2018, pronari i Tesla-s, Elon Musk, atëherë njeriu i dytë më i pasur në botë, nuk pagoi asnjë cent taksa federale dhe në Francë, e njohur për taksat e saj të larta, 370 familjet më të pasura tatohen në mënyrë efektive, vetëm rreth dy deri në tre për qind.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një klub i vendeve kryesisht të pasura me qendër në Paris, ndërmjetësoi marrëveshjen për shumëkombëshe.

parlamenti europian

Sondazh

Poll