Bota

Kryeministri suedez: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO përpara Suedisë

Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja ka më pak probleme me anëtarësimin e Finlandës.

14 Mars 2023, 14:56 Nga a.l
Kryeministri suedez: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO
Kryeministri i Suedisë

SUEDI- Kryeministri i Suedisë deklaroi se Finlanda mund të anëtarësohet në NATO-n përpara vendit të tij,  për shkak të kundërshtimit të Turqisë ndaj ofertës suedeze. Ulf Kristersson tha gjatë një konference shtypi në Stokholm të martën se ishte e qartë që nga samiti i NATO-s në Madrid në qershor se rruga e Finlandës për anëtarësim ka qenë më e qetë se ajo e Suedisë dhe se tani ka gjithnjë e më shumë gjasa që Finlanda të hyjë e para në NATO, shkruajnë mediat e huaja. 

Turqia akuzon të dy kombet, por veçanërisht Suedinë, se janë shumë të butë ndaj grupeve që i konsideron si organizata terroriste ose kërcënime ekzistenciale ndaj Turqisë, duke përfshirë grupet kurde. Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Ankaraja ka më pak probleme me anëtarësimin e Finlandës.

Që kur shpallën synimin e tyre për t'u bashkuar me aleancën ushtarake në maj të vitit të kaluar, Finlanda dhe Suedia kanë theksuar vazhdimisht se do të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake në të njëjtën kohë "dor për dorë".

suedia dhe finlanda ne nato

Sondazh

Poll