Bota

Në kërkim të fitores/ Putin rekurton gratë e burgosura për të luftuar kundër Ukrainës

Rreth 100 të burgosura femra besohet se janë transferuar për të luftuar në Ukrainë deri më tani.

14 Mars 2023, 14:37 Nga a.l
Në kërkim të fitores/ Putin rekurton gratë e burgosura
Lufta në Ukrainë

RUSI- Rusia ka përdorur rekrutimin e të burgosurve nga burgjet e grave për të shërbyer në ushtrinë ruse në një përpjekje për të kompensuar humbjet e saj në rritje në Ukrainë. Lajmi është bërë njoftuar nga zyrtarë ukrainas dhe një mbikëqyrës i pavarur i burgjeve ruse. 

“Javën e kaluar, një tren me vagona gjumi për transferimin e të burgosurve u vu re duke lëvizur drejt rajonit të Donetsk. Një nga makinat [kishte] të dënuara femra [në të]”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një përditësim të botuar të hënën. 

Mediat e huaja raportojnë se, Olga Romanova, bashkëthemeluesja e organizatës për të drejtat e të burgosurve "Rusia prapa hekurave", konfirmoi pretendimet e ministrisë për gazetën e pavarur iStories, duke vënë në dukje se Rusia mund të ketë përdorur femra të burgosura për të luftuar. 

Ata u morën nga kolonitë penale në Rusinë jugore. Nuk i di saktësisht, por ata kanë punuar në Kushchevka [në rajonin jugor të Krasnodarit]”, tha Romanova për iStories.

Rreth 100 të burgosura femra besohet se janë transferuar për të luftuar në Ukrainë deri më tani, sipas mbrojtësit të të drejtave të njeriut, edhe pse mbetet e paqartë nëse rekrutimi është kryer mbi baza vullnetare ose nëse të burgosurit janë shtypur.

Në shkurt, zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia kishte rekrutuar deri në 50 të burgosura femra nga një koloni penale në qytetin e pushtuar nga Rusia të Snizhne në rajonin Donetsk të Ukrainës. Rekrutët u dërguan për "trajnim" në Rusi përpara se të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll