Sport

I shkarkuar për dhunë në familje, trajneri i SHBA-së pas hetimit, del i pafajshëm dhe mundet të rikandidojë për postin e tij...

Pas një hetimi të pavarur për aktet e dhunës në familje që datojnë nga viti 1991, Gregg Berhalter, ish-trajneri i Shteteve të Bashkuara të pezulluar pas Kupës së Botës, do të mund të aplikojë sërish.

14 Mars 2023, 07:29 Nga DOSJA
I shkarkuar për dhunë në familje, trajneri i SHBA-së pas

SHBA - Gregg Berhalter, i pezulluar nga pozicioni i tij si trajner i Shteteve të Bashkuara me pretendimin për të hedhur dritë mbi një rast të mëparshëm të dhunës në familje, "mbetet kandidat për postin e trajnerit" të ekipit kombëtar të SHBA-së pas përfundimit të hetimit, tha federata (US Futbolli) të hënën.

“Duke pasur parasysh, se hetuesit kanë arritur në përfundimin se nuk ka pengesa ligjore për punësimin e tij, Gregg Berhalter mbetet një kandidat për postin e trajnerit të ekipit kombëtar të meshkujve”, tha US Soccer në një deklaratë.

Hetimi tre-mujor, i dhënë një firme të pavarur ligjore në janar, pasi Federata u alarmua për një mosmarrëveshje të vitit 1991, në të cilën Berhalter goditi gruan e tij të ardhshme, Rosalind, arriti në përfundimin se ai nuk kishte kryer ndonjë akt tjetër dhune. Edhe para fillimit të këtij hetimi, Berhalter e kishte njohur episodin inkriminues, duke e quajtur atë "të turpshëm".

Trajneri udhëhoqi SHBA-në drejt asaj që u konsiderua një fushatë e suksesshme e Kupës së Botës vitin e kaluar, me ekipin që arriti në raundin e 16-të në Katar. Por një grindje e ashpër midis Berhalter dhe yllit të Borussia Dortmundit, Giovanni Reyna, i cili pothuajse nuk u përdor në Katar dhe ishte dërguar në shtëpi për shkak të mungesës së përfshirjes së tij në stërvitje.

Pas kësaj grindjeje, historia e vjetër e dhunës në familje që daton disa dekada, u zhvarros nga prindërit e lojtarit, të zemëruar që djali i tyre u kritikua publikisht pas Kupës së Botës. 

I implikuar, trajneri nga ana e tij denoncoi shantazhin, por gjithsesi procesi i hetimit pezulloi rinovimin e kontratës së trajnerit skadoi më 31 dhjetor. Edhe pse Berhalter tani mund të aplikojë për të marrë postin e tij, US Soccer ka theksuar se nuk do të punësojë trajner derisa të emërojë një drejtor të ri sportiv, një pozicion që mbikëqyr të gjitha ekipet kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll