Sport

Superkupa e Italisë mbetet në Arabinë Saudite, formati do të jetë me ‘Final Four’...

Liga italiane (Seria A) njoftoi të hënën, se do të organizojë Superkupën e Italisë për sezonin e ardhshëm sërish në Arabinë Saudite. Por formati do të jetë i ndryshëm, me katër klube të përfshira.

14 Mars 2023, 07:24 Nga DOSJA
Superkupa e Italisë mbetet në Arabinë Saudite, formati do të

ITALI - Një marrëveshje e re është arritur mes Serisë A dhe Arabisë Saudite, ku do të vazhdojë të luhet Superkupa e Italisë. 

Presidenti i Ligës Italiane, Lorenzo Casini, ka bërë të ditur të hënën se, gara për këtë event të futbollit italian do të zhvillohet sërish atje sezonin e ardhshëm, një traditë e nisur më 2018. Por kësaj here do të organizohet në një format me katër klube.

Tre nga pesë edicionet e fundit janë kontestuar në shtetin e Gjirit, në një marrëveshje me vlerë 21 milionë euro. 

Një zyrtar italian sqaroi se kontrata e re do të sillte 23 milionë euro për të organizuar një garë me katër ekipe dhe 12 milionë euro për të organizuar një finale me një ndeshje, një format që më pas mund të favorizohet vit pas viti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll