Aktualitet

Shqipëria pushtohet nga shirat, përmbyten banesa dhe lokale, digjet një shtëpi. Qytetet që mbetën pa drita (Video)

23 Shtator 2019, 14:31 Nga DOSJA
Shqipëria pushtohet nga shirat, përmbyten banesa dhe lokale, digjet

SHQIPËRI- Tërmeti i fortë, i cili shkundi Shqipërinë dy ditë më parë, duket se i ka lënë vendin stuhive dhe reshjeve me rrebeshe, të cilat kanë përfshirë disa prej qyteteve të Shqipërisë. Shirat kanë sjellë edhe uljen e menjëhershme të temperaturave.

Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana,. Fushë Kruja, Lezha, Durrësi dhe Vlora. Katet e para të pallateve dhe shumë nga lokalet e kryeqyteti janë përmbysur. 

Stadiumi “Arena Kombëtare” është përmbytur gjithashtu nga shiu.

Ndërkohë që mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike një pjesë e mirë e zonave të Tiranës, Durrësi, Lezha, Vlora, Burreli dhe Kukësi. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike janë bërë difektet e shkaktuara nga moti i keq. Një kabëll elektrik ka bërë që të digjet një shtëpi në Babrru duke lënë të gjithë anëtarët e familjes jashtë,

Mungesa e energjisë elektrike nuk ka kursyet as ambjentet e televizioneve, duke bërë që emisonin “Opinion” t’i ndërpriten dritat. 

Dosja.la ka siguruar foto dhe video të ndryshme anëmbanë Shqipërisë, ku pasqyrohet edhe moti i keq dhe situata në të cilën ndodhet vendi. 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nesër pasdite gjithçka do ti rikthehet normalitetit dhe temperaturave mesatare. 

Videoja e xhiruar në Lezhë, tregon lagjen “Besëlidhja”, e cila brenda pak minutave është mbuluar nga uji, niveli i të cilit shkon në 40 centimetra.

Rrugët janë bërë të pakalueshme për këmbësorët, ndërsa makinat qarkullojnë me vështirësi.

Ndërsa dy ditë më parë një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë. duke lënë pas më shumë se 100 persona të plagosur. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytje ne lezhe termet i forte ne shqiperi moti i keq ne shqiperi permbytje ne lezhe termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll