Aktualitet

U arrestua për vdekjen e dy punëtorëve, administratori i “Skela Syla” fiton lirinë

23 Shtator 2019, 12:01 Nga DOSJA
U arrestua për vdekjen e dy punëtorëve, administratori i

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar sot biznesmenin Petrit Syla, që është administrator i kompanisë “Skela Syla”. Ai ishte arrestuar për akuzën e shkeljes së sigurisë në punë, pas rënies së një skele në Tiranë ku vdiqën dy punëtorë.

Petrit Syla fillimisht u shpall në kërkim dhe disa ditë pas ngjarjes u arrestua dhe u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati i Sylës që në fillim ka kërkuar lirimin e klientit të tij, pasi ai pretendonte se përgjegjësia për ngjarjen e ndodhur në një pallat ku banon dhe Erion Braçe nukbinte mbi administratorin.

Disa javë më parë një skelë u shkëput nga një pallat dhe u ka marrë jetën dy punëtorëve, nga pesë të plagosur gjithsej. Të vdekur kanë mbetur Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra. Pallati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është dhe banesa e zv. Kryeministrit Erion Braçe, i cili reagoi plot dy ditë pas ngjarjes. Ai theksoi se nuk kishte asnjë përgjegjësi për  ngjarjen. Për këtë ngjarje, është në burg inxhinieri i kompanisë “Skela Syla”, Ilir Bendo, ndërsa në “arrest shtëpie”  Xhimi Tarushi, drejtuesi teknik i punimeve për subjektin ndërtues.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet petrit syla petrit syla vdekja e punetoreve ne tirane lirohet petrit syla petrit syla vdekja e punetoreve ne tirane

Sondazh

Poll