Aktualitet

Aksidenti në Papër, Policia jep detajet e para: Viktimat udhëtonin në të njëjtën makinë

23 Shtator 2019, 13:54 Nga DOSJA
Aksidenti në Papër, Policia jep detajet e para: Viktimat

ELBASAN- Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Papër. (Lexo këtu)

Mësohet se katër personat që kanë humbur jetën kanë qënë në makinën që përfundoi në kanal, e cila drejtohej nga G.K. Sipas policisë, dy të plagosurit e tjerë janë transportuar në spitalin më të afërt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI: 

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R. Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne paper aksidenti ne paper

Sondazh

Poll