Aktualitet

Kreu i Emergjencave Civile publikon shifrat: Ja dëmet që ka shkaktuar tërmeti, 50 banesa janë bërë të pabanueshme

23 Shtator 2019, 12:36 Nga DOSJA
Kreu i Emergjencave Civile publikon shifrat: Ja dëmet që ka shkaktuar

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Çako zbuloi të dhënat e raportit të fundit operativ, që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, duke thënë se janë 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht.

Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete.

Të gjitha këto janë duke u monitoruar dhe vlerësuar situatën drejtpërdrejt. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Nuk duket të ketë dëme në strukturë të godinave në përgjithësi, por edhe të Gjeologji-Minierave, nga të dhënat e deri tanishme.

Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar. Banorët janë sistemuar, është çuar një numër i konsiderueshëm çadrash për ata që nuk kanë dashur të largohen nga banesat e tyre”, tha Çako.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demet e termetit earthquake albania emergjencat civile haki cako termet i forte ne shqiperi demet e termetit earthquake albania emergjencat civile haki cako termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll