Aktualitet

Ç’po ndodh me Syri.net? Anti-terrori merr në pyetje kryeredaktorin/ Berisha: Janë arrestuar 4 gazetarë

23 Shtator 2019, 13:44 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me Syri.net? Anti-terrori merr në pyetje

TIRANE- Pas lajmit të rremë që solli panik tek banorët e Tiranës, agjentët e Anti-Terrorit kanë marrë në pyetje kryeredaktorin  e portalit “Syri.net”, Artan Cena. Bashkë me Cenën, Anti-Terrori ka marrë në pyetje edhe gazetarët, Ermal Rizai dhe Gelsi Bakollari. Por ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Policia ka arrestuar 3 gazetarë dhe kryeredaktori Artan Cena.

Postimi i Sali Berishës:

Nje akt banditesk!

Bastisja dhe arrestimi i gazetareve ne detyre nga narkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari,
si nje medie qe ne emer te transparences iu thote qytetareve te verteten qe fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe te paqenave e Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij. Gjithashtu narkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan nje lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e medha qe shoqerojne termetet mund te kete edhe permbytje.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt tipik skiziod paranojak te Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij dhe iu bej thirrje organizatave nderkombetare te lirise se mediave te denoncojne dhe denojne prane OKB dhe Keshillit te Europes Edvin Mafine dhe regjimin e tij te gangstereve te droges dhe krimit. Sb.

Dosja.al u interesua pranë Policisë së Shtetit, nëse ka një ndalim apo shoqërim për këta tri persona, por PSH, mohon të ketë një informacion të tillë.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arttan cela aurel rakipllari ermal rizai gelsi bakollari termet i forte ne shqiperi arttan cela aurel rakipllari ermal rizai gelsi bakollari termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll