Aktualitet

Vend vakante/ KLGJ thirrje juristëve: Deri më 26 shtator afati i aplikimit për në Gjykatën e Lartë

23 Shtator 2019, 11:39 Nga DOSJA
Vend vakante/ KLGJ thirrje juristëve: Deri më 26 shtator afati i

Tiranë- KLGJ ka bërë ditën e sotme thirrje juristëve që të aplikojnë për një vend vakant, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë. “Dokumentet të dorëzohen deri në datën 26 qershor”, njofton KLGJ.

Juristët duhet të jenë të spikatur me ekspertizë të veçantë në fushën e të drejtës civile. Aplikantët duhet të dorëzojnë kërkesën së bashku me dokumentacionin shoqërues pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja të Reformës në Drejtësi, që ka për detyrë të plotësojë edhe vendet bosh në gjykata. Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër  Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, ku kritikonte rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente. Nga ana tjetër kryetarja e KLGJ-së ka deklaruar se Gjykata e Lartë do të japë vendimet e para brenda shtator. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klgj thirrje juristëve vend vakant në gjykatën e lartë klgj thirrje juristëve vend vakant në gjykatën e lartë

Sondazh

Poll