Politike

Braktis Berishën? Konfirmon Agron Duka: Do hyj në zgjedhje me logon time

Agron Duka u shpreh se duke dalë vetëm në zgjedhje, PAA do shikojë sa vota do të marrë, duke ndarë edhe detaje nga takimi me kryedemokratin Sali Berisha. 

13 Mars 2023, 21:22 Nga k.m.
Braktis Berishën? Konfirmon Agron Duka: Do hyj në zgjedhje me logon
Agron Duka

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka deklaroi se do të garojë në zgjedhjet e 14 majit me logon e forcës politike që përfaqësojnë dhe jo në një koalicion me partitë e tjera opozitare. Mbrëmjen e sotme në një intervistë për emisionin “Now”, Agron Duka u shpreh se duke dalë vetëm në zgjedhje, PAA do shikojë sa vota do të marrë, duke ndarë edhe detaje nga takimi me kryedemokratin Sali Berisha. 

“Takimi me Berishën ishte për mënyrën sesi do sillemi me koalicionin. Më tha si ke ndërmend të hysh në zgjedhje. Ne kemi bërë gati listat e këshilltarëve, në 61 bashki, lista të plotë. Mund të merrnim këshilltarë më shumë duke hyrë në koalicion, por përsëri do ishte e fshehur vota jonë. Kështu ne do provojmë të marrim realisht, të shohim sesa mund të marrim,”- bëri me dije Duka në fjalën e tij. 

Ndërkohë që Berisha, aktualisht ka njoftuar një koalicion me Partinë e Lirisë dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

agron duka

Sondazh

Poll