13 Mars 2023, 17:24
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një takim me të rinjtë e PL në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vendin tonë. Referuar ngjarjes së një nate më parë ku humbi jetën një banakiere nga plumbat që goditën lokalin ku ajo punonte, Meta u shpreh se njerëz të pafajshëm po humbasin jetën dhe krimi po rritet në nivele të frikshme.
“Partia e Lirisë Lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve. Qeshu rini, qeshu, bota është e jotja thoshte Migjeni në kohën më të vështirë për rininë shqiptare sepse ai ishte një gjenerator optimizmi edhe pse ishte ndër denoncuesit më të mëdhenj të pabarazisë sociale. Kam mbështetur dhe mbështes të rinjtë që të kenë një përfaqësim sa më të fuqishëm.
Të rinjtë janë braktisur nga kjo pakicë uzurpatore. Që i ka shpallur luftë të rinjve dhe prodhimit vendas. Janë dy shtyllat më të fuqishme për një shoqëri. Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë kur të gjithë kishin mbaruar një ditë të lodhshme dhe po bëheshin gati të flinin. Në mes te Tiranës ndodhi një akt kriminal shumë i rëndë.
Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim një rritje të kriminalitetit në një vend ku kryeministri thotë bandat të hanë kokat me njëra tjetrën, ku ministri thotë nuk ka krim pa zhvillim. Ka rënë numri it ë rinjve që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta në krahasim me rajonin”, tha Meta.
ilir meta
Politike
13 Mars 2023, 17:04
k.m.
Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fund...
Politike
13 Mars 2023, 17:05
A.B
Komisioni
TIRANË- Marrëveshja e huasë në vlerën e 67 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rind&e...
Politike
13 Mars 2023, 16:05
A.B
Indrit Sefa
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se Celibashi është jashtë afatit lig...
Politike
13 Mars 2023, 15:28
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër mbledhjen për...
Politike
13 Mars 2023, 15:05
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Pas 2 orësh, ka përfunduar marrja në pyetje e ministres Olta Xhaçka në SPAK. Ajo u paraqit ditën e...
Politike
13 Mars 2023, 15:19
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka listuar ‘pikat’ se si synon të parandalojë largimin e njerëzve nga Shqipëri...
Politike
13 Mars 2023, 14:57
A.B
Partia Demokratike
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë paraqitur në shkresën e dokumentit zyrtar dërguar kryeta...
Politike
13 Mars 2023, 14:39
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kur ka hyrë në vitin e 2 të mandatit të tretë qeverisës, kryeministri Edi Rama pranoi për...
Politike
13 Mars 2023, 14:12
f.g
Erion Veliaj dhe Edi Rama
TIRANE- Kryeministri Edi Rama bëri hapjen jozyrtare të fushatës së kandidatit të Partisë Socialiste...
Politike
13 Mars 2023, 14:23
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e rregjistrimit të PD-së...