Politike

Regjistrimi i PD-së në zgjedhje, Celibashi zhvillon nesër mbledhje për vendimin

Mësohet se pas vendimit të KAS për të mos marrë në shqyrtim dy ankimimet e depozituara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, Celibashi do të mbajë mbledhjen nesër për të regjistruar PD-në. 

13 Mars 2023, 15:28 Nga I.A
Regjistrimi i PD-së në zgjedhje, Celibashi zhvillon nesër
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të zhvillojë nesër mbledhjen për të marrë vendimin për regjistrimin e PD. Mësohet se pas vendimit të KAS për të mos marrë në shqyrtim dy ankimimet e depozituara nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj, Celibashi do të mbajë mbledhjen nesër nw orën 16:00 për të regjistruar PD-në. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

ilirjan celibashi sali berisha enkelejd alibeaj kas 13 mars 2023

Sondazh

Poll