Politike

Mos largimi i trurit/ Rama gjen ‘zgjidhjen’: Rrisim pagat për fushën e teknologjisë, nxisim të rinjtë të studiojnë agronomi

Dhe një nga zgjidhet, sipas Ramës, përveç rritjes së pagës, është edhe mostaksimi i rrogave deri në 500 mijë lekë.

13 Mars 2023, 15:19 Nga F.M
Mos largimi i trurit/ Rama gjen ‘zgjidhjen’: Rrisim pagat për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka listuar ‘pikat’ se si synon të parandalojë largimin e njerëzve nga Shqipëria dhe të nxisë të rinjtë që të studiojnë edhe për degë si agronomia. Në fjalën që mbajti në prezantimin e vizionit për Tiranën krah kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama tha se pika kyçe janë pagat që do tu ofrohen njerëzve me aftësi të mira teknologjike dhe atyre që zgjedhin të bëhen agronomë, në mënyrë që ‘truri’ të mos largohet nga vendi. Dhe një nga zgjidhet, sipas Ramës, përveç rritjes së pagës, është edhe mostaksimi i rrogave deri në 500 mijë lekë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duhet të rishikojmë të gjitha pagat që do pësojnë rritjen e tyre. Nga ana tjetër kemi një prjojektligj në parlament dhe do të votojmë që për asnjë pagë deri në 500 mijë lekë të mos ketë asnjë taksë. Që do të thotë, që paga që do të shkojë pranë familjes, të jetë më e lartë. Nga ana tjetër kemi dhe rritjen e pagave të mjekëve. Po bëjmë dhe një plan për rritjen e pagave për zërat kyç, ku mbrojtja kibernetike është kryesorja, në kohën kur sulmet kibernetike janë lufta aktuale mes shteteve. Si mundet ne ta kemi të mbrojtur vendin tonë n rast se ne nuk kemi kapacitete dhe kapacitetet më të lartë në këtë fushë? Çfarë duhet të bëjmë, duhet të atyre që kanë këto aftësi tu ofrojmë paga, paga përtej të zakonshmes. Vlen dhe për agronomët në kushtet kur na duhet një shtim i prodhimeve pasi në po rritemi në mënyrë eksponenciale. Rritja jonë më shumë se askush tjtër lidhet me faktin që ne vijmë nga më larg, më mbrapa. Kjo është një industry kyçe, duhet të mbështetet nga një prodhim bvujqësor, agropërpunim që duhet të jetë në lartësinë e kësaj rritjeje. Kjo kërkon shumë gjëra, në radhë të parë njerëz. Kemi sot një moment të rrezikshëm që mund të humbasim agronomët me përvojë dhe agronomët e të nesërmes sepse ata që duhet të marrin stafetën shkojnë në drejtime të tjera, pasi mendojnë se kur marrin diplomën në universitetin bujqësor, nuk ka të ardhme. Me këtë ne duhet tu themi më të mirëve se nuk keni përse e mendoni dy herë ku e keni vendin, sepse mjafton të thoni aftësinë tuaj, dhe për ju ka një vend, ka një pagë. Të gjitha këto duhet të jenë në një piramidë klasike pagash, por që të ndodhë kjo e dyta, duhet të kemi të parën, njerëzit. Të bashkojmë burimet njerëzore me të gjitha pagat.

edi rama

Sondazh

Poll