Politike

Huaja 67 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese jep “OK”

Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Klevis Jahaj dhe zëvendës-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj treguan se për çfarë do të përdoren këto fonde.

13 Mars 2023, 17:05 Nga A.B
Huaja 67 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare, Komisioni
Komisioni

TIRANË- Marrëveshja e huasë në vlerën e 67 milionë euro me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për furnizimin me ujë mori “dritën jeshile”, Marrëveshja u prezantua sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese. 

Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve, Klevis Jahaj dhe zëvendës-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj treguan se për çfarë do të përdoren këto fonde.

Ajo në të cilën do të shpërndahet fondi i investimeve është pikërisht për të vazhduar investimet që nuk mund të mbulohen nga buxheti i shtetit për të shtuar zonat e mbulimit."- tha drejtori i AKUM, Klevis Jahaj.

“Do të ketë një sistem të konsolidimit të informacionit dhe shërbimeve ku pjesë do të jenë edhe ankesat e qytetarëve."- tha Enkeleja Muçaj, zëvendësministre.

Argumentet nuk bindën deputetët demokratë të pranishëm në komision.

Unë ndihem i keq-ardhur me thënë të drejtën, si profesionit por edhe si deputet që ju vini këtu e kërkoni një kredi në vlerën e 67 milionë dollarëve dhe unë e them me gojën plotë: ju nuk dini se ku do e çoni. Po, po, ju nuk dini ku do e çoni"-tha Lefter Gështenja.

“Duhet ta bini më të detajuar se sa para’ do të venë në këtë drejtim dhe sa do të lehtësohet jeta e sterrosur e qytetarëve shqiptarë”- u shpreh Luan Baçi.

komisioni për veprimtarinë prodhuese

Sondazh

Poll