Politike

Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Sefa: Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim, po kryen interpretime personale

Sefa u shpreh se kreu i KQZ-së po kryen interpretime personale, duke shkelur ligjin. 

13 Mars 2023, 16:05 Nga A.B
Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Sefa: Celibashi është jashtë
Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa deklaroi se Celibashi është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Përballë gazetarëve, ai u shpreh se kreu i KQZ-së po kryen interpretime personale, duke shkelur ligjin. 

"Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore. Këto afate janë përcaktuar qartë, i bëj thirrje komisionerit që në një kohë sa më të shkurtër që të marrë përsipër kërkesat e PD-së. Cdo moment që kalon është një shkelje e të drejtave ligjore. I bëj thirrje të mos vonojë, të rregjistrojë PD si subjekt ligjor. Të merren masa të menjëhershme. Dokumentacioni jonë është i plotë, interpretimet janë personale"-tha Sefa.

indrit sefa

Sondazh

Poll