Art&Argëtim

Regjisori i famshëm i filmit të nominuar për OSCAR, riposton komentin e gazetares Jetona Koçibelli

Këtë film e vlerësoi edhe gazetarja e Top Channel që drejton emisionin “Artkand”, Jetona Koçibelli, e cila në një postim në story në Instagram, meritat ia la regjisorit të famshëm i cili njihet për filmat si “Requiem for a dream”, “Noah”, “Black Swan”.

13 Mars 2023, 20:47 Nga A.B
Regjisori i famshëm i filmit të nominuar për OSCAR, riposton
Brendan Fraser

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, edicioni i 95 i Çmimeve Oscar dhuroi emocione të mëdha. Filmi “Everything Everywhere All At Once“ ishte filmi që rrëmbeu çmimin më të rëndësishëm të natës. Megjithatë filma të tjerë u lakuan si “All Quiet on the Western Front”, “The Banshees of Inisherin”, “The Whale” etj.

Madje protagonisti i këtij të fundit, Brendan Fraser mori dhe çmimin si “Aktori më i mirë” i vitit 2023. Një film i mrekullueshëm i realizuar nga regjisori i famshëm Darren Aronofsky, që flet për jetën e vështirë të një mësuesi obez që është izoluar nga shoqëria.

Këtë film e vlerësoi edhe gazetarja e Top Channel që drejton emisionin “Artkand”, Jetona Koçibelli, e cila në një postim në story në Instagram, meritat ia la regjisorit të famshëm i cili njihet për filmat si “Requiem for a dream”, “Noah”, “Black Swan”.

Reagimi i Jetonës nuk kaloi pa u vënë re nga vetë regjisori Aronofsky, i cili ka ripostuar story-n e gazetares.

Regjisori i famshëm i filmit të nominuar për OSCAR, riposton

brendan fraser jetona koçibelli

Sondazh

Poll