Art&Argëtim

Oscars 2023: 'Lakuriqësia' mbretëroi, këto ishin yjet që vendosën të tregonin çdo gjë...

Të shumta ishin modelet dhe aktorët që u shfaqën në tapetin e kuq duke treguar trupin e tyre pa të meta në krijimet e tejdukshme të shtëpive të mëdha të modës.

13 Mars 2023, 18:43 Nga k.m.
Oscars 2023: 'Lakuriqësia' mbretëroi, këto ishin yjet
Veshjet në Oscars

SHBA- Nudo nuk është më vetëm një trend, por një element kryesor i veshjes në pothuajse çdo tapet të kuq. Dhe falë Emily Ratajkowski, Daisy Edgar Jones, Hailee Stenfeld dhe Hunter Schafer, ne pamë shumë zonja duke dalë gjysmë të zhveshura në festën e Vanity Fair pas Oscars, të organizuar në Qendrën Wallis Annenberg për Artet Performuese në Los Angeles, Kaliforni.

Të shumta ishin modelet dhe aktorët që u shfaqën në tapetin e kuq duke treguar trupin e tyre pa të meta në krijimet e tejdukshme të shtëpive të mëdha të modës. Modelet Ratajkowski dhe Alessandra Ambrosio janë shfaqur disa herë duke i lënë pak vend imagjinatës por të tjerë si Edgar-Jones dhe Emma Chamberlain janë shfaqur për herë të parë gjysmë të zhveshura, me stilin e ri.

oscars 2023

Sondazh

Poll