Art&Argëtim

Oscars 2023/ Tërbim për pyetjen e Jimmy Kimmel drejtuar fitueses së Nobel Malala Yousafzai: Turp për ty

Njëra prej tyre kishte të bënte me prezantuesin e Oscars 2023, Jimmy Kimmel, i cili u kritikua ashpër për sjelljen e tij ndaj aktivistes Malala Yousafzai.

13 Mars 2023, 16:33 Nga I.A
Oscars 2023/ Tërbim për pyetjen e Jimmy Kimmel drejtuar fitueses
Jimmy Kimmel dhe Malala Yousafzai

SHBA- Çmimet Oskar e këtij viti mund  të mos kenë qenë aq të lezetshme sa shuplaka e Will Smith në ceremoninë e çmimeve të vitit të kaluar. Megjithatë, nuk kanë munguar edhe momentet e sikletshme gjatë mbrëmjes. Njëra prej tyre kishte të bënte me prezantuesin e Oscars 2023, Jimmy Kimmel, i cili u kritikua ashpër për sjelljen e tij ndaj aktivistes Malala Yousafzai.

Kimmel iu afrua aktivistes fituese të çmimit Nobel për Paqe nga Pakistani dhe i bëri asaj një pyetje të sikletshme se nëse Harry Styles e pështyu në të vërtetë Chris Pine në lidhje me një incident mes dy artistave. 25-vjeçarja nuk e ka fshehur sikletin dhe pasi ka qëndruar për pak fjalë pa fjalë, i është përgjigjur: Unë flas vetëm për paqen.

Historia e Malala Yousafzai si adoleshente që mbijetoi duke u qëlluar në fytyrë nga talebanët është e njohur për luftën e saj për të drejtat e njeriut dhe edukimin e grave dhe fëmijëve në Pakistan. Si fituesja më e re e çmimit Nobel për Paqe në histori, ajo është një frymëzim i vërtetë për shumë njerëz dhe qëndrimi i Kimmel zemëroi shumicën e atyre që morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Shumica e komenteve në platformë shkruanin: Turp për ty Kimmel, turp për Akademinë e Oscars.

jimmy kimmel malala yousafzai harry styles chris pine

Sondazh

Poll