Art&Argëtim

Dokumentari 'Navalny! Kremlini: Oscar tregon politizimin e Hollivudit. Gruaja e Alexei: Ëndërroj ditën kur ai të lirohet

Dokumentari gjurmon shërimin e Navalny në Gjermani pasi u helmua me një agjent nervor në 2020 në Siberi dhe dokumenton bashkëpunimin e tij me uebsajtin investigativ Bellingcat për të zbuluar përgjegjësit.

13 Mars 2023, 18:52 Nga A.B
Dokumentari 'Navalny! Kremlini: Oscar tregon politizimin e Hollivudit.
Oscars

SHBA- Komenti i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov për dhënien e dokumentarit "Navalny", kritikun e Vladimir Putinit, la pas shumë kritika.

Sipas Peskov, çmimi Oscar tregon një "politizim" nga ana e Hollivudit. Politika, tha ai, nuk është e huaj për Hollivud, megjithatë, ai u rezervua për aspektin artistik të filmit.“Nuk mund të flas për ndonjë vlerë kinematografike të këtij filmi, sepse nuk jam ekspert”.

Dokumentari gjurmon shërimin e Navalny në Gjermani pasi u helmua me një agjent nervor në 2020 në Siberi dhe dokumenton bashkëpunimin e tij me uebsajtin investigativ Bellingcat për të zbuluar përgjegjësit.

Në film, Navalny fajësoi për rastin e helmimit një grup agjentësh të shërbimit të sigurimit shtetëror të Rusisë FSB. 

Alexei Navalny po vuan një dënim të përbashkët prej 11.5 vjetësh për shpërfillje të gjykatës dhe mashtrim. Ai pretendon se e gjithë kjo është sajuar për t'i mbyllur gojën. 

Gjatë ceremonisë së Oscarit, së bashku me regjisorin kanadez të filmit Daniel Roher, Yulia Navalnaya, gruaja e 46-vjeçarit Navalny, tha se "burri im është në burg sepse ai tha të vërtetën (... ) sepse mbrojti demokracinë” dhe shtoi: “Aleksej, ëndërroj ditën kur do të rifitoni lirinë tuaj, kur vendi ynë do të rifitojë lirinë. Qëndro i fortë dashuria ime."

 

oscars 2023

Sondazh

Poll