Art&Argëtim

I verboi të gjithë! Lady Gaga mbante një gjerdan me diamant të "Tiffany & Co", e nxorrën nga arkiva e viteve '50

E themeluar në vitin 1837, shtëpia ka zbuluar një pjesë historike nga arkivi i saj: një varëse platini me diamante nga fundi i viteve 1950, që dje u huazua nga Gaga. 

13 Mars 2023, 18:54 Nga k.m.
I verboi të gjithë! Lady Gaga mbante një gjerdan me diamant
Lady Gaga

SHBA- Cilës shtëpi bizhuterish i beson Lady Gaga për pamjen e saj në tapetin e kuq të Oscars? Këngëtarja dje vendosi që ta mbante dukjen klasike, duke zgjedhur një varëse mahnitëse nga Tiffany & Co. E themeluar në vitin 1837, shtëpia ka zbuluar një pjesë historike nga arkivi i saj: një varëse platini me diamante nga fundi i viteve 1950, që dje u huazua nga Gaga. 

Që atëherë, zgjedhjet e Lady Gaga-s në tapetin e kuq kanë nxjerrë në dritë emrat e shumë stilistëve të mëdhenj, përfshirë ata që iu bashkuan ekipit të shtëpisë në vitet '50. Për t'iu përshtatur gjerdanit që zbukuroi qafën e saj në çmimet e filmit mbrëmë, ajo zgjodhi një fustan të zi nga koleksioni më i fundit i Versace, i prezantuar javën e kaluar në Los Angeles.

lady gaga oscars 2023

Sondazh

Poll