Art&Argëtim

Stilistja afrikano-amerikane fiton për herë të dytë 'Oscars', Carter: Faleminderoj akademinë që kuptoi se sa superhero është një grua me ngjyrë

Katër vite më parë ajo fitoi Oscarin e saj të parë për kostumografi për filmin “Black Panther”.

13 Mars 2023, 18:39 Nga A.B
Stilistja afrikano-amerikane fiton për herë të dytë
Ruth Carter

SHBA- Ka pasur shumë momente të dukshme nga nata e Oscars 2023. Një prej tyre ishte Ruth Carter. Kostumografja e njohur për film dhe televizion u nderua për herë të dytë me statujën e artë për filmin "Black Panther: Wakanda Forever".

Katër vite më parë ajo fitoi Oscarin e saj të parë për kostumografi për filmin “Black Panther”.

“Faleminderit Academy që e kuptove se sa superhero është një grua me ngjyrë. Ajo duron, dashuron, kapërcen”, tha Carter në fjalën e saj dhe shtoi. "Ryan Coogler dhe Nate Moore ju falënderojnë për vizionin tuaj...Unë e ndaj këtë me shumë artistë të përkushtuar, duart dhe zemrat e të cilëve ndihmuan në gjallërimin e kostumeve të Wakanda dhe Talokan."

ruth carter oscars 2023

Sondazh

Poll