Art&Argëtim

Pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk shkuan në ceremoninë e këtij viti të 'Oscars'?

Edhe pse asnjëri nuk u nominua për çmim, prezenca e tyre në tapetin e kuq në eventet e Hollivudit është gjithmonë e pritshme.

13 Mars 2023, 19:04 Nga A.B

Pse Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk shkuan në ceremoninë e

SHBA- Pas debutimit të shumëpritur të tyre si çift në ndarjen e çmimeve Grammy të këtij viti, Jennifer dhe Ben vendosën të mos merrnin pjesë në Oscar të këtij viti. Çifti i njohur nuk u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles. Edhe pse asnjëri nuk u nominua për çmim, prezenca e tyre në tapetin e kuq në eventet e Hollivudit është gjithmonë e pritshme.

Edhe pse nuk morën pjesë personalisht në ceremoni, Jennifer Lopez tregoi se ishte aty me shpirt. Në një Story në Instagram, ajo ndau një foto të pamjeve të saj të preferuara të Oscars ndër vite, duke përfshirë fustanin ngjyrë bajaku që veshi me Affleck në 75 vjetorin e çmimeve të Akademisë në vitin 2003. 

Është e paqartë pse çifti zgjodhi ta shikonte ceremoninë nga shtëpia e tyre. Raportimet thonë se të dy janë të zënë me projekte të ndryshme. Lopez po përgatitet për publikimin e albumit të saj This Is Me... Now, i cili është frymëzuar nga dashuria e saj për Affleck, ndërsa ai po përgatitet për publikimin e Air, një dramë sportive biografike që ai drejtoi dhe luan. 

jennifer lopez

Sondazh

Poll