Aktualitet

Tërmetet/ Presidenti i Parlamentit Europian: Europa është e gatshme t’u ndihmojë

23 Shtator 2019, 10:46 Nga DOSJA
Tërmetet/ Presidenti i Parlamentit Europian: Europa është e

TIRANË-  Për tërmetet që goditën dy ditët e fundit vendin, ka reaguar edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai është shprehur se Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin

Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ata që janë lënduar ose humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”, shkruan Sassoli.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet david sassoli termeti i forte ne shqiperi david sassoli termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll