Aktualitet

Fredi Alizoti zbërthehet në Gjykatë: Bëra zërin e Agron Xhafajt, më premtuan 100 mijë Euro

23 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA
Fredi Alizoti zbërthehet në Gjykatë: Bëra zërin e Agron

TIRANE- Në gjyaktën e Tiranës është zhvilluar sot seanca e radhës për dosjen e ashtuquajtur Babale. Në seancën e sotme është i pranishëm i pandehuri Fredi Alizoti i cili ka dhënë dëshminë e tij. Alizoti ka deklaruar dhe njeherë se ai ka qenë një aktor në audio-përgjim, dhe ka hedhur akuza mbi ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin.

Fredi Alizoti deklaron se i ishin premtuar 100 mijë euro për të bërë zërin e  Agron Xhafajt. “100 mijë euro më janë premtuar mua dhe 100 mijë euro i janë premtuar Albert Veliut. Lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Nëse do të merrja paratë nuk do të bëja kallëzim”, është shprehur ai.

Më tej ai ka thënë se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në këmbim të lekëve, por duke qenë se nuk i mori bëri kallëzimin kundër Salianjit. “Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn”, tha Alizoti.

Më tej në rrëfimin e tij ka përfshirë një tjetër emër të njohur, Sali Lushajn, duke thënë se ka ndenjur tek shtëpia e tij, pasi i kishin premtuar që do merrnin lekët.

“E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheqin. Mu dukën shumë dhe thash hajd se po e bej. Albert veliu ka numrat e gjysmave të biznesmeneve ne tiranë”, tha ai.

Çfarë është dosja “Babale”? 

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.  Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu dosja babale ervin salianji fredi alizoti albert veliu dosja babale ervin salianji fredi alizoti

Sondazh

Poll