Aktualitet

Paniku me tërmetin e rremë, Policia kontrolle në ambientet e SYRI.net

23 Shtator 2019, 10:39 Nga DOSJA
Paniku me tërmetin e rremë, Policia kontrolle në ambientet e

TIRANË– Policia e Shtetit ka zbarkuar sërish në zyrat e portalit Syri.net, që botoi dje lajmin e rremë për një tërmet në orën 23:30. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se policia po kryen kontrolle në ambientet jashtë e këtij portali. Kjo ka alarmuar stafin e Syri.net që ka përjetuar ankth se policia do të sekuestrojë pajisjet e punës së këtij portali.

Mbrëmjen e djeshme, policia shoqëroi gazetarin e Syri.net, Aurel Rakipllari dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grrica, si dy përhapësit e këtij lajmi të rremë.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel rakipllari daniela grrica lajmi i rreme per termetin sekuestrimi i syri.net aurel rakipllari daniela grrica lajmi i rreme per termetin sekuestrimi i syri.net

Sondazh

Poll