Politike

"Pse po fshihesh?'/ Bardhi akuza Celibashit: Po e zvarrit çështjen! Je bërë pengesë politike për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Bardhi deklaron se Celibashi është ai i cili po e zvarrit më tepër çështjen e PD-së e se kjo që po bën është e papranueshme dhe e paligjshme.

13 Mars 2023, 14:23 Nga A.B
"Pse po fshihesh?'/ Bardhi akuza Celibashit: Po e zvarrit
Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e rregjistrimit të PD-së në zgjedhjet e '14 Majit'. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', Bardhi hedh akuza ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. Sipas Bardhit, Celibashi është ai i cili po e zvarrit më tepër çështjen e PD-së e se kjo që po bën është e papranueshme dhe e paligjshme. Deputeti mendon se Celibashi është ai i cili po pengon politikisht rregjistrimin e PD-së në zgjedhje. 

'Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00. Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD'- shkruan Bardhi. 

Ky reagim vjen pasi ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të mos i marrë në shqyrtim ankimimet e depozituara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Në vendim bëhet me dije se KAS i ka kthyer të dy ankimimet me argumentin se për regjistrimin ose jo të një grupi politik në zgjedhjet e 14 majit 2023, duhet të vendosë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

gazment bardhi kas 13 mars 2023

Sondazh

Poll