Politike

VD/ 'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, si e thumboi teksa i dha shansin e tretë për të drejtuar prapë Tiranën?

Dy minuta para se të largohej nga skena ku ishte planifikuar që fliste pa podium, Rama tha se e xhelozonte Veliajn.

13 Mars 2023, 14:12 Nga f.g
VD/ 'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për
Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama bëri hapjen jozyrtare të fushatës së kandidatit të Partisë Socialiste për të drejtuar në mandatin e tretë bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Aktiviteti nisi me fjalën e Veliajt, që zgjodhi të prezantonte kryeministrin me superlativa dhe ta falenderonte që i kishte shtruar rrugën për të hyrë në bashkinë e Tiranës.

"Ai ka qenë kryetar, ma ka bërë më të lehtë, të presim të gjithë, ish-kryetarin sot kryeministrin Edi Rama"-tha Veliaj buzagas. 

Në këtë moment, siç do e shihni edhe në videon e Dosja, Rama ngjitet në skenë, ku do të duhet të ishte një podium. Podium nuk kishte. Në vend të podiumit, e priste fytyra e qeshur e Veliajt dhe një batutë. "Ty të hoqën podiumin, mua më hoqën stolin",-tha Veliaj për të barazuar mungesën e një mbajtëseje në momentin që Rama do të fliste. 

Një shaka që do të duhet të kalonte me të qeshur, pati përballë një fytyrë që nuk ishte po aq e lumtur. "Shko ulu te stoli",-i tha Rama, pa e zgjatur më tej. 


Megjithatë, Veliaj e përtypi dhe vazhdoi i qetë. Arsyeja, legjitime apo jo, pak rëndësi ka. 

Dy minuta para se të largohej nga skena ku ishte planifikuar që fliste pa podium, Rama tha se e xhelozonte Veliajn. Në bashkinë që dikur e drejtonte vetë, tha se kur shikon mundësitë që Veliaj ka, thua "paç fatin e Lali Erit". "Bashkia e Tiranës është sektor prioritar, i veçantë. Të kesh qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës e ke të pamundur të mos thuash vetes "Paç fatin e Lali Erit"."-tha Rama. Batutë apo ironi?

Teksa po largohej, Rama kishte merak të thoshte dhe diçka. "Do them dhe diçka, më duhet të iki se duhet të punojmë për Lali Erin"-tha Rama, si përgjigje për prezantimin e Veliajt që tha në fillim se Rama ia ka lehtësuar marrjen e drejtimit të bashkisë. 

A ishte kjo një mënyrë për të thënë se pasi punoi para tij për ti lënë "gati" bashkinë, e njëjta po ndodh edhe me ekzekutivin? 

Çfarë raporti ka mes tyre përtej bashkëpunimit për interesat politike?/ Dosja.al

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll