Politike

Asnjë nuk mban përgjegjësi! Mbetjet mbushin plot lumin Shkumbin, ministrja Kumbaro: Nuk i kam parë

Ministrja u shpreh se nuk i ka parë pamjet por do japë përgjigje kur ta ndjekë rastin.

13 Mars 2023, 13:50 Nga A.B
Asnjë nuk mban përgjegjësi! Mbetjet mbushin plot lumin Shkumbin,
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro nuk është në dijeni të mbetjeve që kanë zaptuar lumin Shkumbin. Ditën e sotme, ajo u pyet nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se kush do mbajë përgjegjësi për mbetjet që kanë zaptuar vendin. Ministrja u shpreh se nuk i ka parë pamjet por do japë përgjigje kur ta ndjekë rastin.

"Nuk i kam parë pamjet, do i shoh por nga ana tjetër, në çdo rast, menaxhimi i përditshëm është pjesë e menaxhimit që bën çdo njësi e administratës vendore. Do ta ndjekim dhe do ju japim përgjigje më të sakta"-tha Kumbaro.

Pak ditë më parë 'Zëri i Amerikës' publikoi pamjet e venddepozitimit të paligjshëm buzë lumit Shkumbin në fshatin Bradashesh 3 kilometra larg nga inceneratori. BIRN filmoi me 1 Mars një makinë të bashkisë Elbasan duke depozituar mbetje urbane.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll