Politike

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, Kumbaro: Ky është vetëm plani i parë, së shpejti caktojmë kufijtë

Ajo shtoi se sipërfaqja e mbrojtur është 12 mijë e 727 hektarë, që është sipërfaqja ujore dhe tokësore. 

13 Mars 2023, 13:50 Nga F.M
Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, Kumbaro: Ky është vetëm
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro ka bërë me dije se lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Pas mbledhjes së qeverisë së zhvilluar sot, në një deklaratë për mediat, Kumbaro u shpreh se kjo vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit me shoqatat ndërkombëtare. Ajo shtoi se sipërfaqja e mbrojtur është 12 mijë e 727 hektarë, që është sipërfaqja ujore dhe tokësore. 

Pjesë nga deklarata e Kumbaros: 

Më në fund kemi sot vendimin që shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të gër të Evropë, park Kombëtar. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe të mbrojtur në 12 mijë e 727 hektarë, që është sipërfaqja ujore dhe tokësore. Së bashku me tre degët bëjnë atë që sot quhet parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Është faza e parë e kësaj pune, është punuar me shoqatt ndërkombëtare që edhe na kanë certifikuar për arritjet. Dua të theksoj bashkëpunimin që kemi pasur me një shoqatë në Amerikë. Do të vijojmë me hartimin e planit dhe të masterplanit. Do të ketë nevojë për përgatitjen e këtij plani, për të parë se ku do të jetë mbrojtja strikte ku nuk ndërhyhet fare dhe gjithçka tjetër.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll