Politike

Tulipani shqiptar shpallet monument natyre, rritet vetëm në Kukës

Ajo shtoi se 'monument natyre' është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. 

13 Mars 2023, 13:47 Nga F.M
Tulipani shqiptar shpallet monument natyre, rritet vetëm në Kukës
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro ka deklaruar se tulipani shqiptar është shpallur monument natyre. Pas mbledhjes së qeverisë, së zhvilluar ditën e sotme, Kumbaro tha se tulipani shqiptar është një specie që rritet vetëm në Shqipëri. Ajo shtoi se 'monument natyre' është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. 

Pjesë nga deklarata e Kumbaros: 

Në radhë të parë një specie e veçantë, ajo që quhet tulipani shqiptar, i zbuluar në vitin 2003, shpallet sot në një zonë ku rritet në Kukës, monument natyre që është shkalla më e lartë e mbrojtjes, kategoria e parë. Bëhet fjalë për 30 mijë hektarë apo diçka më shumë. Kjo specie është në listën e kuqe, ku bëjnë pjesë speciet e rrezikuara. Quhet tulipani shqiptar sepse rritet vetëm në Shqipëri.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll