Politike

Mësuesit jashtë profilit, Kushi sqaron: Do ndiqen të njëjta procedura për të ushtruar profesionin e mësuesit

Kushi tha se do ndiqen të njëjtat procedura si ata të mësuesisë.

13 Mars 2023, 13:39 Nga A.B
Mësuesit jashtë profilit, Kushi sqaron: Do ndiqen të njëjta
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi ka sqaruar edhe një herë procedurën që duhen të ndjekin të gjithë personat që duan të bëhen mësues, por nuk kanë mbaruar shkollën e mësuesisë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi tha se edhe njerëzit që kanë studiuar në profesione të tjera, do duhet të ndjekin të njëjtat procedura si ata të mësuesisë.

"Dua ta saktësoj, nuk kam firmosur mësues që nuk kanë mbaruar mësuesi të bëhen mësues, por dikush që ka mbaruar ekonomi apo IT mund të ndjekë një program studimi me 30 kredite, mund të marrin licensën, bëjnë praktikën e më pas bëhen mësues. Pra duhet të kalojnë një rrugë për të ushtruar profesionin e mësuesit."- tha Kushi.

 

evis kushi

Sondazh

Poll