Bota

Pasojat e një LUFTE/ Vizatoi kundër luftës, rusja 13-vjeçare ndahet nga babai, dërgohet në jetimore

Masha Moskaleva vizatoi një fotografi kundër luftës të një gruaje me krahun e shtrirë, duke mbrojtur një fëmijë, ndërsa bombat ruse fluturojnë drejt tyre.

13 Mars 2023, 14:16 Nga a.l
Pasojat e një LUFTE/ Vizatoi kundër luftës, rusja
Masha Moskaleva dhe babai i saj Alexey Moskaleva

RUSI- Një vajzë 13-vjeçare, e cila vizatoi një fotografi kundër luftës që zemëroi qeverinë ruse është dërguar në një jetimore. Mediat e huaja raportojnë se dhe babai i saj u mor në pyetje me dhunë dhe u vu në arrest shtëpiak pasi shkolla e saj e raportoi atë në polici për vizatimin.

Masha Moskaleva vizatoi një fotografi kundër luftës të një gruaje me krahun e shtrirë, duke mbrojtur një fëmijë, ndërsa bombat ruse fluturojnë drejt tyre. Pas fëmijëve ishte vizatuar edhe flamuri ukrainas dhe në vizatim shkruheshin fjalët "Lavdi Ukrainës" dhe "Jo luftës".

Një nga mësueset e Mashës e pa vizatimin dhe e raportoi atë te drejtori, i cili lajmëroi policinë në Yefremov, 320 km në jug të Moskës. 

Babai i saj Alexei Moskalev tha se agjentët e FSB-së po prisnin Mashën në hyrje të shkollës së saj dhe i pyetën të gjithë studentët emrat e tyre ndërsa largoheshin. Masha iu dhë agjentëve një emër të rreme dhe jo emrin e saj të vërtetë. 

Ajo erdhi me vrap në shtëpi dhe tha: 'Babi, policia gati më kapi - unë vizatova një foto!. Ajo ishte e frikësuar dhe i premtova se do të vija në shkollën e saj dhe do ta prisja derisa të mbaronin mësimet", tregoi babai i 13-vjeçares. 

Putin ka ndaluar deklaratat që diskreditojnë ushtrinë pasi rusët nisën luftën ndaj Ukrainës vitin e kaluar në atë që Kremlini e përshkruan si një operacion special ushtarak.

alexey moskalev

Sondazh

Poll