Bota

Protestat masive kundër reformës së pensioneve në Francë/ Rrugët pushtohen nga kazanët me plehra, Parisi mbulohet nga mbeturinat

 Qeveria bashkiake është përgjegjëse për mbledhjen e plehrave në gjysmën e 20 zonave të Parisit. Për 10 të tjerat janë përgjegjës kontraktorët privatë.

13 Mars 2023, 11:58 Nga a.l
Protestat masive kundër reformës së pensioneve në
Protesta

FRANCË- Protestat masive në Paris kundër reformës së pensioneve këtë javë po prekin shërbimet e grumbullimit të plehrave në kryeqytetin francez, me grumbuj mbeturinash të vendosura në shumë nga rrugët normalisht piktoreske të qytetit, duke përfshirë ato pak hapa larg monumenteve si Kulla Eifel dhe Harku i Triumfit, shkruajnë CNN. 

Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakut të Parisit, që nga e shtuna, rreth 4,400 ton plehra ishin në pritje të grumbullimit. Zëdhënësja tha se problemi është bllokimi i inceneratorëve të plehrave të shkaktuar nga grevat. Kështu kamionët e plehrave nuk kanë qenë në gjendje të mbledhin mbeturinat në pjesën më të madhe të qytetit, sepse nuk kanë ku t'i vendosin. Jo të gjitha lagjet janë prekur në mënyrë të barabartë. Qeveria bashkiake është përgjegjëse për mbledhjen e plehrave në gjysmën e 20 zonave të Parisit. Për 10 të tjerat janë përgjegjës kontraktorët privatë.

proteste ne france

Sondazh

Poll