Bota

Vizita dy ditore e Lajçak në Serbi/ Vuçiç: Para takimit në Ohër do të them atë që mendoj

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se sot dhe nesër do të bisedojë me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe se të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit të tij në Ohër, do të japë më shumë informacione se si e sheh situatën në Kosovë dhe çfarë duhet bërë. 

13 Mars 2023, 12:19 Nga a.l
Vizita dy ditore e Lajçak në Serbi/ Vuçiç: Para
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se sot dhe nesër do të bisedojë me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe se të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit të tij në Ohër, do të japë më shumë informacione se si e sheh situatën në Kosovë dhe çfarë duhet bërë, shkruan Tanjug. 

Nuk dua të them shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të dhe do të përpiqem të punoj, jo për atë që do të ëndërrojmë, por për atë që mund të bëjmë. Nëse dikush nuk dëshiron as të flasë, e lëre më të zbatojë Asosacionin, nuk shoh kuptim të them asgjë më shumë se kaq, sot dhe nesër do të flas me Lajçakun dhe të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit në Ohër. Unë do të them se si shoh gjithçka, çfarë mendoj për gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiç në Dobanovci në përgjigje të pyetjes së një gazetari për marrëveshjen evropiane, vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, si dhe pritjet nga takimi i ardhshëm në Ohër, marrëveshjen e Brukselit dhe Asosacionin e komunave me shumicë serbe. 

Takimi në Bruksel 

Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parashikon mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll