Bota

Takim në Ohër/ Kurti shfaqet skeptik për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Ai më tej ka thënë se duhej ta nënshkruanin marrëveshjen më 27 shkurt.

13 Mars 2023, 12:06 Nga a.l
Takim në Ohër/ Kurti shfaqet skeptik për arritjen e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme. Në një intervistë, për Euronews ai ka folur për dialogun Kosovë Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër. Ai më tej ka thënë se duhej ta nënshkruanin marrëveshjen më 27 shkurt.

"Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars", tha ai. 

Takimi në Bruksel 

Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i thanë “po” Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani evropian parashikon mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.

albin kurti

Sondazh

Poll